Shpërthim i fuqishëm në Serbi, 2 të vdekur 16 të plagosur! Rrëfimi i dëshmitarëve: Shtëpia u lëkund sikur të kishte rënë tërmet

23 Nëntor 2021, 18:00

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Serbi, në një fabrikë të prodhimit të raketave në Leštane, në Beograd ku kanë humbur jetën dy persona dhe 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave serbe, një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje më të qëndrueshme. Banorët e zonës përreth e përshkruan shpërthimin si shumë të fuqishëm dhe se shtëpitë e tyre u lëkundën sikur të kishte rënë ndonjë tërmet dhe u panë të fluturonin edhe raketa.