Shpërthim me tritol para banesës së një polici në Shkodër, dëmtohet automjeti i tij! Dyshohet se iu vu lëndë plasëse për shkak të detyrës

30 Dhjetor 2022, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2022-12-30 12:44:55

Një sasi tritoli është vënë para banesës së policit Valter Serra në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, shpërtheu lënda plasëse para shtëpisë së Serrës, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.