Shpërthim në një banesë në qendër të Elbasanit, nuk ndodheshin njerëz brenda

1 Maj, 07:11 | Përditesimi: 1 Maj, 12:42

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në një banesë në qendër të Elbasanit. Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton se shpërthimi ka ndodhur në një apartament të një pallati të banueshëm.

Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz brenda banesës. Nuk dihet se çfarë ka qenë lënda plasëse. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. 

r.k./Shqiptarja.com