Shpërthim tritoli në banesën e funksionarit të PD në fshatin Ungrej të Lezhës, shkak konfliktet partiake

13 Mars 2023, 14:40

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Ungrej në Lezhë. Sipas burimeve shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së ish kryeplakut, Preng Pjetri, 57 vjeç, i cili është përfaqësues i PD në zonë.