Shpërthim tritoli në banesën e shefit të krimeve të Komisariatit në Shkodër, dëmtohen muret edhe automjeti i tij! I ati: Shkak, detyra

13 Janar 2023, 09:27 | Përditesimi i fundit: 2023-01-13 16:07:29

Një sasi tritoli ka shpërthyer pak para se të zbardhej në banesën e shefit të krimeve të Komisariatit në Shkodër, Pëllumb Shpati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, ku si pasojë janë dëmtuar muret e banesës së tij por edhe automjeti i 49-vjeçarit. Pllumbi jetonte së bashku me dy vëllezërit e tij në të njëjtën banesë, ishin në total 17 anëtarë. Edhe 2 vëllezërit e tij ishin efektivë policie.