Zjarri i rënë mbremjën e së mërkurrës (8 janar) në katin e parë të pallatit 6 katësh në bllokun e banimit pranë lumit Drin në Lezhë, ka lënë pas dëme të konsiderueshme.
Pjesa e shkallëve dhe disa praj apartamenteve janë nxirë nga prezenca e madhe e tymit, ndërsa pjesa me e madhe e banorëve e kanë kaluar natën tek të afërmit e tyre.
Punonjësit e OSHEE kanë punuar gjatë gjithë natës dhe deri në orët e mbremjës pritet të rikthehet energjia për 22 abonentët e këtij pallati.