Shpërthimi tek 'The Boss' në Vlorë, Njësia antieksploziv tek lokali për të mbledhur provat

8 Dhjetor, 09:07

Njësia antieksploziv ndodhet në lokalin ‘The Boss’ ku ndodhi shpërthimi për të mbledhur provat materiale si dhe për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës plaëse që është përdorur.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që I afrohet lokalit, vendos tritolin me fitil dhe më pas e ndez për të ndodhur shpërthimi 5 sekonda më pas.

Autori më pas është larguar mes pallateve. Kamerat e sigurisë edhe të bizneseve përreth kanë filmuar lëvizjet e autorit.

    No videos found.