Shqipëria çeli negociatat, Bogdani: BE do shqyrtojë me rigorozitet zbatimin e kapitujve, nëse nuk i plotësojmë kthehemi mbrapsh

19 Korrik 2022, 18:50

Sot Shqipëria është një ditë historike për Shqipërinë, pasi zyrtarisht u çelën negociatat me Bashkimin Europian. Por, rrugëtimi drejt Bashkimit Europian sipas ish-deputetit Gerti Bogdani do të jetë i gjatë dhe sfidues, pasi deri më tani ka qenë një fazë përgatitore, por që sot BE do të ushtrojë një mbikqyrje më të madhe në zbatimin e reformave.