Shqipëria do të ketë të parin burg “hotel”! Te “Ali Demi”, ditën punë, natën në qeli (Ja kush përfiton)

27 Janar, 15:49

Burgu i Ali Demit, ose i njohur deri dje si burgu i grave, do të kthehet së shpejti në një burg hotel. Report TV ka mësuar se Ministria e Drejtësisë po e përgatit për ta kthyer në një burg të hapur, e krahas kësaj, në Kuvend po miratohet një ndryshim ligjor, në mënyrë që çdo i dënuar, që ka 2 vite e 6 muaj burgim për të bërë, ose më pak, nëse gjen një kontratë pune, ditën të punojë e në darkë të vijë të rrijë në burg”.