Shqipëria do të trajtojë pacientët me kancer nga Kosova! Reshjet nxorën jashtë funksionit radiologjinë në Prishtinë

13 Korrik 2022, 18:43

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së autoriteteve shëndetësore kosovare për të mundësuar shërbimin onkologjik për pacientët e saj, pasi nga reshjet është dëmtuar klinika e posaçme ku ofrohet ky shërbim. Pacientët tumoralë nga Kosova do të trajtohen në Shqipëri, në njësinë tonë të Radioterapisë.