Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbërritur në Neë York, aty ku Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara për periudhën 2022-2023. Një prej këtyre shteteve është edhe Shqipëria.
Ditën e djeshme Xhaçka është pritur nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit.
















