Shqipëria e kërkon për atentatin ndaj Ndojit, Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën! Akuzohet për trafik kokaine

28 Shkurt 2023, 17:35

Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe Policia e Shtetit, për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut bashkë me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, është dënuar nga Belgjika me 12 vite burg, për trafik të lëndëve narkotike të forta.