Shqipëria hua 30 mln euro për Mbrojtjen civile! Ministri: Do blihen 2 helikopterë! Kamp trajnimi për zjarrfikësit, do ngrihet struktura e kërkim-shpëtimit

19 Dhjetor 2022, 13:41 | Përditesimi i fundit: 2022-12-19 15:51:04

TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 30 milion euro me qëllim ngritjen e një sistemi të mbrojtjes civile. Me këtë ndihmë, synohet që të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile, pjesë e së cilës do të jenë salla operacionale të lidhura me qendrën, ndërtimin e strukturave të kërkim shpëtimit, blerjen e pajisjeve për fatkeqësitë natyre, mes tyre edhe helikopterë për shuarjen e zjarrit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është prezantuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.