Shqipëria merr 2 anije me qira për prodhim të energjisë, eksperti në Report Tv: Do punojnë me naftë, plotësojnë 15 % të nevojave të vendit

6 Prill 2022, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2022-04-06 20:39:36

Vendimi i qeverisë për të marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike është cilësuar pozitiv nga eksperti i energjisë, Lorenc Gordani. Në një intervistë për Report Tv ai tha se këto anije kanë funksionin e termocentralit dhe punojnë me naftë. Ai tha se këto dy anije do të prodhojnë 114 Mw/h dhe do të mbulojë 15 % të kërkesës së vendit.