Shqipëria në krizë edhe për farmacistë, po largohen jashtë vendit! Diana Toma: Pjesa më e madhe e të anëtarësuarve në vitin 2022, janë larguar

17 Mars 2023, 19:00

Pas largimit masiv të mjekëve dhe infermierëve, një tjetër sektor që rrezikon të zhytet në krizë, është edhe sektori farmaceutik. Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma thotë se numri i farmacistëve që janë larguar nga vendi është dyfishuar 3 vitet e fundit.