'Shqipëria Turistike'/ Zerqani, fshati me tradita i Dibrës, shtëpia monument kulturore e Mustafa Shehut dhe pylli mistik "Zabeli i Vakëfit"

30 Korrik 2022, 11:08

Zerqani, mbushur me histori e legjenda është krahina më piktoreske e Bulqizës. Parku natyror "Zabeli e Vakëfit", pylli me gështenja, gurrat e livadhet ofrojnë një bukuri të pa matë. Me një sipërfaqe prej 8 mije hektarësh, ky fshat ndodhet 17 kilometra nga qyteti i Bulqizës dhe 7 kilometra nga rruga nacionale Tiranë – Peshkopi.