Shqipëri-Kosovë ngrenë Sekretariat të përbashkët për implementimin e marrëveshjeve! Ambasada të përbashkëta në Afrikë dhe Azi

18 Tetor 2021, 14:36

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovës do të thellohet në të gjitha fushat dhe Shqipëria ka qenë dhe do të vijojë të jetë avokatja me e fortë për Kosovën tek ndërkombëtarët. Këtë theksuan të dy ministret e Jashtme, ajo e Shqipërisë Olta Xhaçka dhe ajo e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ndodhet për një vizitë një ditore në Tiranë.

Dy ministret ranë dakord që Shqipëria dhe Kosova të ngrenë një Sekretariat të përbashkët, që do të shërbej për  realizimin e marrëveshjeve që janë firmos deri më sot dhe do të bëhen në të ardhmen. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova do të kenë pika të përbashkëta diplomatike në disa zona si Afrika dhe Azia, ndërsa do të ketë bashkëpunim mes diplomatëve në ambasadat ekzistuese.