Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze në Shqipëri nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative

26 Prill 2024, 11:22 | Përditesimi: 26 Prill 2024, 14:26

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard. Në fokus të takimit ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën dixhitale dhe inovacionit, që sipas kryebashkiakut Veliaj do të sjellë një frymë dhe energji të re sa i përket bashkëpunimit mes Tiranës dhe Parisit

E.B/Shqiptarja.com