Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza

26 Prill, 14:56

Asnjë urgjencë për t’ju përgjigjur autorëve të vërtetë të shpifjeve që i jepen të huajve për të denigruar vendin e tyre. Komentin e bëri Kryeministri Rama në përgjigje të kërkesës për interpelancë të Rithemelimit për artikullin e Rai3. Rama thotë se ballafaqimi me autorët e shpifjeve do të ndodhë shumë shpejt, por vetëm pasi t’i japë përgjigje denigruesve në italisht të vendit tonë