Shqiptarët bëjnë dializën falas në Gjakovë, ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë në Tiranë! Drejtori i spitalit thirrje Ministrisë së Shendetësisë: Zbatoni protokollin

25 Mars 2025, 15:55 | Përditesimi: 25 Mars 2025, 15:55

9 pacientë të Hasit, Kukësit dhe Tropojës kryejnë hemodializën falas në spitalin e Gjakovës, ndërsa qytetarët e Kosovës detyrohen të paguajnë për këtë sherbim në vendin tonë. Drejtori i Spitalit të Gjakovës tha në intervistë për Report TV se ka bërë kërkesë ministrive të dy vende, por s’ka marrë përgjigje.

r.k./Shqiptarja.com