Shqiptarët që lanë Kukësin për Londrën: Ndihemi krenarë për jetën më të mirë! Kthehemi shpesh por nuk gjejmë atë që shpresojmë

8 Mars 2023, 21:08

Kukësi është një prej qyteteve më të prekura nga emigrimi masiv, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Shumica e tyre janë integruar plotësisht në shoqërinë britanike, duke kontribuar edhe me taksa tek autoritete britanike e hapur sipërmarrjet e tyre me të cilat mbajnë familjet, por kanë punësuar edhe persona të tjerë.