'Shqiptarët s'janë kriminelë', emigrantët protestë në Londër: Të japë dorëheqjen Suella Braverman dhe të kërkojë falje! Po ndikohen fëmijët, i thonë vini nga familje mafiesh

12 Nëntor 2022, 12:49

Të veshur kuqezi, me flamuj dhe pankarta në duar dhe thirrjet 'O sa mirë me qen shqiptar', qindra emigrantë u mblodhën këtë të shtunë në Londër për t’i treguar qeverisë britanike se nuk janë kriminelë. Me këngë shqipe në sfond, ata kërkojnë dorëheqjen e sekretares së brendshme Suella Braverman.