Shqyrtohen 2 kërkesat për heqjen e mandatit të Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend

15 Korrik 2022, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2022-07-15 15:13:05

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, në mbledhjen e katërt, për të shqyrtuar tashmë 2 kërkesa të të dy palëve në Partinë Demokratike, për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kërkesa e dorëzuar disa ditë më parë nga 15 deputetë të ‘Rithemelimit’, pa firmën e Berishës, duke e bërë këtë të pranueshme nga Partia Socialiste kërkesën, do të diskutohet sot.