'Shtëpia e barit’ në fshatin Bardhaj të Shkodrës, Gjykata jep masat e sigurisë për 16 të ndaluarit! 2 në burg, 2 ‘arrest shtëpie’, punonjëset gra ‘detyrim paraqitjeje’

15 Tetor 2022, 17:33 | Përditesimi i fundit: 2022-10-15 20:13:17

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 16 personat e arrestuar dy ditë më parë, të cilët kishin ngritur një ‘shtëpi bari’ në fshatin Bardhaj dhe përpunonin kanabis. Nga 16 të ndaluarit, 2 prej anëtarëve të familjes janë lënë në burg, ndërsa për dy anëtares gjykata ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’. Sa i përket 10 garave punonjëse, të cilat shkonin për përpunimin e kanabisit, gjykata ka vendosur ‘detyrim paraqitjeje’.