Shtrimet në spitale gjatë 2022 u shtuan me 8% pas pandemisë! Zemra dhe shëndeti mendor problemet kryesore

4 Maj 2023, 20:26

Viti 2022 ka shënuar rritje të qytetarëve të shtruar në spitali me 8% nga një vit më parë. Raporti i monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vë në dukje se të sëmurë nga zemra dhe shëndeti mendor ka mbushur shtretërit e spitaleve. Shifrat nuk tejkalojnë kohën e pandemisë, por trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit me 17.5%.