Shtyhet seanca për 'Gërdecin', revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë që më hetojnë e gjykojnë, unë isha ministër

18 Dhjetor, 11:15

Seanca gjyqësore për ish- ministrin Fatmir Mediu në lidhje me dosje “Gërdeci” është shtyrë sërish. Gjykata u ka lënë kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë, që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit të demontimit të armëve në Gërdec.

Në një deklaratë për mediat pas seancës, Mediu u shpreh se është absurde që ministri të hetohet për çështje të karakterit ushtarak.

Ai tha se ekspertët nuk ishin prezent, ndaj do të dërgojnë pyetjet me shkrim për të marrë më pas përgjigjet.

    No videos found.