Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, Mediu sërish në SHBA! Gjyqtarja: Mungesa të tilla s’do konsiderohen më! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet

25 Mars, 13:19

Shtyhet sërish seanca për masakrën e Gërdecit, pasi ish-ministri Mediu ndodhet në SHBA. Zamira Durda në sallën e gjyqit kërkon drejtësi, duke thënë se procesi po zvarritet. Gjyqtarja Gjoka shtyu seancën më 7 prill, duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme.