‘Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës, asnjë problem shëndetësor, ISHP: Pritet të mbërrijnë së shpejti 500 mijë vaksina kineze të njëjta me Sinovac, ndryshon vetëm emri

20 Maj 2021, 22:34 | Përditesimi: 20 Maj 2021, 22:34

 

Kalimi i afatit për bërjen e dozës së tyre të vaksinës kineze, përtej datës së shënuar nga mjeku i familjes, nuk sjell asnjë problem shëndetësor, thonë autoritetet. Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj thotë se është firmosur marrëveshja për 500 mijë vaksina kineze, që pritet të vijnë së shpejti, të cilave u ndryshon vetëm emërtimi, por kanë të njëjtë përbërje me Coronavac

r.k./Shqiptarja.com