Shtyrja e fashës 800 kilovat për tetorin, Rama: Në nëntor do të shohim parametrat! Me buxhetin e ri do të ketë rritje pagash për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit

1 Tetor 2022, 15:16

TIRANË- Në fokus të bashkëbisedimit online me qytetarët mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama kishte krizën energjetike si dhe ndërtimet pa leje. Fjalën tij kreu i qeverisë e nisi me një premtim për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit, për të cilët tha se me buxhetin e ri të vitit të ardhshëm është parashikuar që të kenë sërish një rritje rroge. Sa i përket krizës energjetike, Rama u ndal që të sqaronte qytetarët arsyet e shtyrjes së fashës 800 kilovat.

    No videos found.