Besimtarët ortodoksë mes lotëve u lutën dhe ndezën qirinj për shpirtin e kryepeshkopit të ndjerë Anastas, duke e vlerësuar më të jashtëzakonshmin ndër klerët që e ngriti kishën në Shqipëri nga zero.
Për Report Tv besimtarët shprehen se kryepeshkopi Janullatos e drejtoi fenë me drejtësi dhe me shumë përkushtim.
“Për Janullatosin, normalisht besimtarët shqiptarë kanë respektin më të madh. Është personi që e ngriti kishën nga zero. Pas sistemit totalitar, ku çdo gjë u shkatërrua dhe u minua, ai ishte i vetmi që bëri të mundur ringritjen dhe sot e kësaj dite kjo është kisha që falemi dhe besojmë në Zot. Për mua puna e tij është e pakrahasueshme me asnjë tjetër.
Për atë erdha. Ndeza qiri.
Ndeza qiri për të. T’i shkojë shpirti në Parajsë, se ishte një burrë që e drejtoi fenë me kaq drejtësi dhe me shumë përkushtim. Ndjesë pastë”, shprehen besimtarët për Report Tv.