Shuhet zjarri në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Leskovikut, u dogjën sipërfaqe me shkurre e ferra

11 Nëntor, 15:58

Zjarri i rënë  pranë kufirit me Greqinë, në zonën pyjore të Leskovikut, në afërsi të piramidës 17 është fikur.

Zjarri preku sipërfaqe me shkurre në territorin tonë, ku u dogjën rreth 5 dynym me ferra, shkurre dhe barishte, ndërsa shpëtuan kurorat e pishave në zonën e zjarrit.

Për të bërë të mundur kufizimin e kësaj vatre deri në fikjen totale të saj punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Kolonjë, punonjës të policisë kufitare dhe shërbimit pyjor.

    No videos found.