Shuhet zjarri në Mbreshtan të Beratit, një tjetër vatër shfaqet në Dyshnik, flakët pranë varrezave publike

9 Gusht 2022, 18:11

BERAT- Është shuar zjarri në fshatin Mbreshtan, Në Njësinë Administrative Sinjë në zonën e Shpiragut i cili u shkaktua nga goditja e rrufesë në shtyllën e tensionit të lartë. Por, një vatër e re zjarri është shfaqur në Dyshnik, Njësinë Administrative Otllak dhe kjo është vatra e dytë në këtë fshat. Ndërsa vatra e parë ishte dy orë më parë, e cila u arrit që të vihej nën kontroll, por plantacione me ullinj u shkrumbuan. Këtë herë zjarri është shfaqur  pranë varrezave publike të zonës.

Në terren forcat MZSh-së po punojnë për stabilizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Përkrah forcave të repartit zjarrfikës janë edhe banorët e fshatit Dushnik. Burimet pranë Drejtorisë MZSH Berat bëjnë me dije se ditën e sotme kanë arritur të menaxhojnë tre vatra zjarri në tre pika ekstreme të ndryshme të bashkisë ndërsa po luftojnë që t’i shuajnë plotësisht zjarrin në Dyshnik.