Si doli në treg mishi me salmonelë? Nis hetimi! Brenda vitit AKU do të shkrihet, në vend vetëm 8 inspektorate

1 Prill, 17:13

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të zbuluar se si doli në treg mishi i pulës me salmonelë. Ndërkohë, sipas një ligji të miratuar vjeshtën e vitit të kaluar e që pritet të hyjë në fuqi më 13 maj, AKU do të shkrihet pasi në vend do të funksionojnë vetëm 8 inspektorate qendrore, të fokusuara në sektorët me më shumë risk.