Si në protestën e 12 nëntorit, 'gomonia' nuk mungon as në tubimin e sotëm të thirrur nga Berisha

6 Dhjetor 2022, 14:11

Ashtu si në protestën e 12 nëntorit, edhe në protestën e sotme të thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha nuk ka munguar “gomonia” me flamurin britanik, atë kuqezi dhe flamur europian.

Brenda saj janë vendosur fletushka ku tregohen shifrat e emigrantëve shqiptarë që kanë ikur me gomone drejt Britanisë së Madhe. Simbolika e këtij veprimi është të tregojë atë që Berisha e ka përmendur shpesh në daljet e tij të fundit, ku deklaron se “Shqiptarët janë kthyer në popull gomonesh”.