Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë

22 Janar, 14:29

Gripi i tipit A H1N1 dhe virozat e tjera respiratore kanë tejmbushur qendrat shëndetësore dhe urgjencën e spitalit të Elbasanit, ku vetëm në shërbimin e urgjencës kryhen 200 vizita në ditë. Temperaturë e lartë, kollë, rrufe, vështirësi në frymarrje dhe dhimbje trupore janë shenjat kryesore që zakonisht trajtohen me antibiotik dhe antipiritik. Ndërsa pacientet me komplikacione, bluzat e bardha, i kanë shtruar në spital.