Si t’i shpëtojmë virozave? Mjeku: Mos nisni përdorimin e antibiotikut për kollë e dhimbje fyti, përdorni çajra, supë e vitaminë C

9 Dhjetor 2022, 16:05

Virozat e stinës që shfaqen përmes simptomave të kollës apo dhimbjes së fytit, nuk duhet të na shtyjnë drejt e tek përdorimi i antibiotikut. Mjekët rekomandojnë që në këtë periudhë të konsumohen çajra, lëngje, supë dhe vitaminë C. Mjeku i familjes nuk duhet neglizhuar në asnjë rast, pasi shumë nga sëmundje kronike të mushkërive, pësojnë komplikacione pas virozave të stinës apo gripit.