Si u lirua Fatjon Murati? Manovra e drejtësisë, u shpëtua me akuzën ‘armëmbajtje në banesë’! Gjyqtarja Laska zhbllokoi edhe pasurinë 5 mln € të vëllezërve Marku

13 Mars 2023, 18:10

U arrestua për arsenal armësh, por Fatjon Murati u akuzua për armëmbajtje pa leje në banesë. Ndryshimi i akuzës i dyshimtë. Murati i dënuar në Itali dhe në kërkim për trafik droge. Gjyqtarja Migena Laska disa muaj para lirimit kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së vëllezërve Marku të hetuar për trafik droge.