Si 'u riktheu në jetë Eriksen', Skënder Brataj publikon videon: Nuk ishte mrekulli nga Zoti

17 Qershor 2021, 14:42

Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në ndeshjen Danimarkë-Finlandë dhe vetëm ndihma e dhënë në sekondat e para e 'riktheu në jetë' futbollin e njohur danez të Interit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shpjegon se si pas problemit shëndetësor që Eriksen pësoi duke rënë pa ndjenja në fushë nuk ishte një mrekulli nga Zoti që mbijetoi, por ishte ndërhyrja e duhur e stafit mjekësor.