Si u zgjua Tirana një ditë pas 'mosbindjes civile' të PD? Selia PS pa banderolën gjigante të Ramës, xhama të thyer në rrugët që përshkuan militantët e Berishës

8 Tetor, 12:52

Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”  dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme protestantët lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund. Menjëherë pas largimit të protestantëve të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës dolën në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas.