Siguria në shkolla/ Balla propozohen ndryshime në Kodin Penal: Rritet dënimi për shitjen e drogës në shkolla e trafikimin e fëmijëve

24 Tetor 2023, 13:45

Disa ndryshime në Kodin Penal që pritet të kontribuojnë në rritjen e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe shmangien e rrezikut për jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve janë propozuar nga Ministria e Brendshme. Parashikohet ashpërsim i dënimeve për 10 vepra penale, kur këto krime kryhen brenda ‘Perimetrit të sigurisë’ në shkolla.