Siguria rrugore futet kurrikul në arsimin parauniversitar! Kushi: E nevojshme për edukimin e nxënësve, do kenë edhe praktikë

8 Maj 2023, 09:51

Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë firmosur marrëveshjen për futjen e sigurisë rrugore si kurrikul në arsimin parauniversitar. Këto dy institucione do të punojnë sëbashku për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të edukimit për sigurinë rrugore.