Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sistemi TIMS është rikthyer në pikat kufitare që prej mëngjesit të sotëm duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë rrjedhje serioze të dhënash.
“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!