Situata e COVID-19, mjekja Aurora Dollenberg për Report Tv: Nënvariantet e Omicron, jo të rrezikshme! Ja kur pritet të vijë fundi i pandemisë

18 Prill 2022, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2022-04-18 16:20:50

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg foli për variantet e reja të Covid-19 duke thënë se në muajt e verës mund të përfundojë pandemia dhe të kthehet në endemi.

Në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV me gazetarin Andi Kapxhiu, Dollenberg shpjegoi se kemi një seri nënvariantesh të Omicron, por janë me rrezikshmëri të ulët dhe nuk shkaktojnë gjendje të rënda të pacientëve.