Situata e tensionuar prej 7 ditësh në veri të Kosovës bashkon qeverinë me opozitën! Dy avionë nga Serbia fluturojnë në afërsi të kufirit! Banori serb: Kurti e Vuçiç të na lënë të jetojmë të qetë

26 Shtator 2021, 12:24 | Përditesimi i fundit: 2021-09-26 13:06:35

Për 7 ditë me radhë, situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, teksa dy pikat kufitare Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë.

Kjo situatë shqetësuese ka bashkuar qeverinë me opozitën, pasi kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me liderat e opozitës. Kurti ka takuar liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj. Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve.