Situata në Kosovë, NATO: Urgjent të çtensionohet, garantojmë sigurinë! Kurti insiston: Po bëjmë detyrën! Serbia mban gatishmërinë luftarake

27 Maj 2023, 11:59

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i përgjigjet shqetësimeve të ndërkombëtareve për situatën në veri të Kosovës ku protestues serbë u përplasën me forcat speciale që tentuan të fusin në zyrë kryetarët e rinj të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Sveçanit. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç  pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.