Situata në PD dhe zgjedhjet e pjesshme lokale, anëtari i Këshillit Kombëtar: Fitojmë 4 nga 6 bashki, jemi në rrugën e duhur! Studiuesi: Berisha e 'shkundi' partinë

20 Janar 2022, 21:28

Pavarësisht përçarjes në PD, për anëtarin e Këshillit Kombëtar Olsi Karapici, situata po tenton drejt më të mirës dhe se nga 6 bashki, ata pretendojnë të fitojnë në 4. Në emisionin 'Studio Live' në Report Tv të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj , ai përmendi bashkinë e Shkodrës, Lushnjës, Rrogozhinës dhe Vorës si të sigurta.