Situata nga moti i keq në Korçë, izolohet nga reshjet e dëborës fshati Panarit

23 Janar 2023, 08:59

Rruga Shtyllë-Panarit është hapur gjatë ditës se djeshme, por gjatë natës përsëri reshjet e dëborës kanë rritur prezencën e tyre në këto zona, shërbimet sërish ditën e sotme do të punojnë përgjatë këtij aksi.

Kujtojmë që nga reshjet e fundit kjo rrugë u bllokua duke lënë të izoluar fshatin Panarit pasi në vende të caktuara pjesë të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.

Gjatë sezonit të dimrit rruga Shtyllë-Panarit është mjaft problematikë sa i përket bllokimit pasi është një zonë e lartë malore.

Gjithashtu gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.