Situata nga përmbytjet në Lezhë, Manja dhe Ndreu zbresin në terren: Kemi çdo gjë nën kontroll! Me natyrën nuk luftojmë dot

19 Janar 2023, 17:57

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh edhe i deleguari i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu inspektuar situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Kolshit në Lezhë.

Ata u ndalën tek ura e shembur në lagjen ‘Koder Mulluri’, ndërsa deklaruan se situata është nën kontroll dhe po monitorohet gjatë gjithë kohës nga strukturat shtetërore përfshirë dhe forcat e ushtrisë të cilat kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në Lezhë.

‘Shërbimi Emergjencave Civile dhe ushtria është këtu Sasia e reshjeve që ka qenë dhe mendohet që të bie edhe në orët e natës është e paparashikueshme. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe në pronat e qytetarëve. Janë orë dhe situata që duhet ët jemi të gjithë bashkë. Me natyrën nuk luftojmë dot. Është detyrë e bashkie dhe ushtrisë që tu gjendet në ndihmë qytetarëve, detyrë të cilën e kanë kryer si duhet.’- u shpreh Manja.

‘Kemi kontaktuar njerëzit. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Reshjet kanë rënë. Shpresojmë mos të kemi pasoja të rënda në vazhdim. Situata e reshjeve ka rënë. Uji në qytet po tërhiqet. Por punojnë të gjithë hidrovorët. Niveli i prurjeve ka rënë në lumin e Mantisë.’- tha Ndreu.