Situata nga zjarret, 4 vatra aktive në Postribë të Shkodrës, pranë Liqenit të Zi në Mat, në Dragobi të Tropojës dhe Shetaj të Durrësit

2 Gusht 2022, 12:28

4 vatra zjarri janë aktive aktualisht në vendin tonë. Aktualisht janë aktive vatrat në fshatin Postribë, bashkia Shkodër, pranë Liqenit të Zi në Mat, në fshatin Dragobi të Tropojës dhe në fshatin Shetaj të Durrësit. Në fshatin Postribë është aktivizuar vatra në orët e para të mëngjesit dhe ka filluar operacioni nën drejtimin e bashkisë Shkodër e mbështetur me 60 forca nga FA.