Situata nga zjarret, 7 vatra aktive në Shkodër, Mat, Durrës, Krujë, Tropojë, Kurbin! Vetëm 1 helikopter ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve

3 Gusht 2022, 11:45

Aktualisht janë aktive 7 vatra zjarri në vendin tonë, konkretisht në Bashkinë Shkodër, Mat, Durrës, Krujë, Tropojë, Kurbin. Vetëm 1 helikopter Cougar ndërhyn nga ajri kur ka situata kritike ndërsa janë angazhuar 411 forca operacionale të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 31 mjete zjarrfikëse.